Showbiz

Pitt dhe Bullock paraqiten në filmat e njëri-tjetrit

Aktorët Brad Pitt dhe Sandra Bullock po luajnë “kile” me njëri-tjetrin, duke u paraqitur shkurt në filmat që janë duke i realizuar.

Fituesi i çmimit “Oscar” pritet të paraqitet në komedinë romantike “Los City of D”, ka raportuar “The Hollywood Reporter”.

Roli i tij i vogël është bërë vetëm pak kohë pasi Bullock bëri një paraqitje të shkurt në filmin aksion të Pittit, “Bullet Train”. Sipas revistës, ishte ylli i filmit “Miss Congentiality” që nisi lojën me paraqitje të shkurtra nëpër filma.

Pasi që ajo ishte e angazhuar në rolin e producentes për filmin e ri, e pa si mundësi që në ekip të ketë edhe yje. Kështu telefonoi mikun e saj, Brad Pitt që pa hezitim pranoi rolin.

Në filmin “Los Ciyt of D”, Bullock luan rolin e një shkrimtareje që përfundon në një tentim kidnapimi teksa është në një turne me modelin e ballinës së librit, rolin e të cilit e luan aktori i njohur Channing Tatum.

Kjo do të jetë hera e dytë që Pitt dhe Bullock bashkëpunojnë, ani pse jo në rolet kryesore. Në muajin shkurt revista “Deadline” raportoi se ylli i filmit horror “Birdbox”, pranoi rolin në filmin e Pittit që është i bazuar në romanin japonez “Maria Beetle” të shkruar nga Kotoro Isaka.

Në fund të muajit prill, Pitt do të jenë në mesin e shumë prezantuesve për ndarjen e çmimeve “Oscar” që ishte shtyrë shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Pasi u shty dy muaj shkaku i pandemisë, ceremonia pritet të mbahet në dy lokacione, “The Dolby Theater” dhe “Union Station” në Los Angeles.