Showbiz

Jennifer Connelly kishte frikë nga fluturimi para se ta xhironte filmin “Top Gun: Maverick”

Jennifer Connelly kishte frikë nga fluturimi para se ta xhironte filmin “Top Gun: Maverick”
 

Aktorja 50-vjeçare, Jennifer Connelly, ka bërë të ditur së fundmi që para se ta xhironte filmin e ardhshëm, “Top Gun: Maverick”, ajo frikësohej nga aeroplanët.

Ylli i kinematografisë e ka pranuar se kishte ngurruar t’i tregojë kolegut të saj në film, Tom Cruise, se ka frikë të fluturojë dhe kishte pranuar të bëhet pjesë e këtij projekti, vetëm pasi e ka mësuar që personazhi i saj nuk do të përfshihej në ndonjë skenë me aeroplana.

Connelly e cila në vazhdimin e ri të filmit hit e luan rolin e protagonistes, një nënë beqare e cila e drejton një bar nate afër bazës ushtarake, për emisionin “The Graham Norton Show” tha: “Në fakt, atëkohë kisha frikë t’i tregoja Tomit që vetëm së fundmi e kisha larguar fobinë nga aeroplanat. Kur pranova të jem pjesë e filmit, në skenar nuk përfshihej asnjë skenë fluturimi për personazhin tim. Por, krejt papritur e gjeta veten në një aeroplan të vogël bashkë me Tomin, i cili më pyeti nëse kisha fluturuar në këtë lloj aeroplani më parë. Aty fillova të ndihem paksa e shqetësuar por ai më siguroi se do të ishte një fluturim i këndshëm dhe elegant. Kjo është mënyra se si përfundova në aeroplanin e llojit P51, të cilin e drejtonte vet Tom Cruise”.

Ylli 58-vjeçar i hollywoodit, Tom Cruise, njihet pët faktin se i realizon të gjitha skenar aksion dhe të rrezikshme në filmat e tij, dhe në një intervistë të fundit ai e kishte pranuar se ky pasion i tij ka bërë që t’i thyej disa eshtra të trupit.

“Top Gun: Maverick” i cili ka pësuar ndryshim të datës së lansimit disa herë, pritet të vijë nëpër kinema nga 19 nëntori i këtij viti.