Selena Gomez është parë e mbuluar me gjak të rremë në sheshxhirimin e serialit të ardhshëm “Only Murders in the Building”, të premten mbrëma. Derisa po xhironte skenat për serialin e rrjetit televiziv “Hulu”, i cili flet për një grup fansash të krimit të vërtetë, që bashkohen për të zgjidhur një vrasje në bllokun e tyre, aktorja 28-vjeçare është parë duke u arrestuar dhe shoqëruar në një makinë policie.
Duke u dukur dukshëm e shqetësuar dhe e kapur nga paniku, pjesa e përparme e xhupit të saj të fildishtë ishte ngjyrosur me gjak të tharë, përderisa ecte me duart e lidhura prapa shpinës.
Edhe pasi shihej se kishin ikur ose ishin përfshirë në një krim të dhunshëm, flokët ngjyrë kafe të errët të Gomezit dukeshin shumë të lëmuar në një bisht të ulët dhe të hijshëm.
Pas përfundimit të skenës, këngëtarja e këngës “Lose You to Love Me” veshi një xhaketë të gjatë ngjyrë kafe, vathë ari dhe një maskë.
Ajo dukej bukur me çizmet e zeza ushtarake pas një dite të gjatë xhirimesh për serinë e re, e cila ende nuk dihet se kur do ta ketë premierën. “Only Murders in the Building” është krijuar nga krijuesi i “This Is Us”, Dan Fogelman, Steve Martin dhe John Hoffman.
Seriali paraqet tre të huaj (të portretizuar nga Martin Short, Steve Martin dhe Selena Gomez) të cilët e kanë të përbashkët maninë me krimin e vërtetë dhe papritmas e gjejnë veten në një. Në serial luajnë edhe Amy Ryan dhe Nathan Lane, sezoni i parë i të cilit ka dhjetë episode.
Seriali shënon rikthimin e Gomezit në ekranin televiziv që nga roli i saj si Alex Russo në serinë “The Wizards of Waverly Place”, që u shfaq nga viti 2007 deri në 2012.
Gomez ishte njëra nga gratë që së fundmi nënshkruan një letër nga GLAAD që mbështeste gratë dhe vajzat transgjinore. Ajo iu bashkua të famshmeve të tjera si: Halle Berry, Regina King, Laverne Cox, Cynthia Eriva, Janelle Monae, Bella Hadid, Alison Brie dhe Gabrielle Union.