Showbiz

Harry dhe Meghani “të infektuar” nga fenomeni Kardashian, do të shfaqen në Netflix

Princ Harry dhe Meghan Markle nënshkruan një kontratë 150 milionë dollarëshe me platformën Netflix për të dokumentuar aktivitetet e tyre filantropike dhe të bamirësisë.

Projekti i parë është thuajse gati dhe titullohet “Heart of Invictus”. Dokumentari me disa seri që do të trajtojë garën e veçantë “Invictus Games”, e themeluar në vitin 2014 e që ka për qëllim të ndihmojë veteranët e luftës që vuajnë ende pasojat fizike dhe psikologjike.

“Heart of Invictus” do të ketë në qendër të saj atletët të cilët përgatiten për lojërat e radhës në Hagë më 2022 dhe ka për qëllim t’ju tregojë njerëzve historitë e garuesve.

Megjithatë projekti ka ngritur shumë polemika sepse çifti që u largua nga oborri mbretëror britanik, duke shtruar si një prej arsyeve kryesore, ruajtjen e privatësisë, ka pranuar të xhirojë një “reality show” për jetën e tyre.

Edhe pse show do të jetë edukativ, publiku mendon se “fenomeni Kardashian” ka infektuar edhe çiftin e famshëm. \ a2news