Ylli i njohur televiziv Kylie Jenner dhuroi 500.000 dollarë për spitalin e fëmijëve “Monroe Carell Jr.” në Tennessee.
Kjo dhuratë nga ana e miliarderes më të re shkoi për ndërtimin e një hapësire për pacientët, të quajtur “Hey, I’m Here For You Teen Lounge”.
Spitali i fëmijëve “Monroe Carell Jr.” përshkruhet si ‘një nga spitalet kryesore të fëmijëve në vend dhe më i madhi në juglindje që merret me sëmundjet e thjeshta deri tek ato më komplekse’.
Mediat e huaja shkruajnë se Kylie bëri donacionin e saj bujar për nder të mikut të saj të vjetër dhe muzikantit Harry Hudson, i cili u diagnostikua me limfoma të Hodgkin në vitin 2013.
Drejtoresha e përgjithshme e “Kylie Cosmetics” ishte pranë Hudsonit, teksa ai luftonte me kancerin limfatik, të cilin e kapërceu me sukses.
“Unë jam shumë mirënjohës për miqësinë e Kyliet dhe ndikimin që ajo ka pasur në jetën time dhe luftën time ndaj kancerit. Ajo ka qenë gjithmonë aty për mua dhe së bashku, ne donim të gjenim një mënyrë për të qenë atje për të rinjtë e tjerë që po luftojnë me këtë sëmundje”, tha Hudson në një njoftim për shtyp. \ iconstyle