Showbiz

Drake viktima e radhës e shkeljes së pronës pa leje

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Të martën mbrëma, u kërkua intervenimi i policisë në shtëpinë e reperit Drake në Toronto të Kanadasë, me ç’rast një grua e paidentifikuar u arrestua pranë kësaj prone dhe u dërgua në paraburgim.

Policia lokale ka bërë të ditur për uebfaqen “TMZ”, se gruaja në fjalë ishte kapur para se ajo të hynte në pronën e yllit të njohur të muzikës, dhe tani policia po e heton rastin.