Të martën mbrëma, u kërkua intervenimi i policisë në shtëpinë e reperit Drake në Toronto të Kanadasë, me ç’rast një grua e paidentifikuar u arrestua pranë kësaj prone dhe u dërgua në paraburgim.
Policia lokale ka bërë të ditur për uebfaqen “TMZ”, se gruaja në fjalë ishte kapur para se ajo të hynte në pronën e yllit të njohur të muzikës, dhe tani policia po e heton rastin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicët gjithashtu hodhën poshtë raportet se një grua e armatosur me thikë kishte përdorur një tub metalik për ta goditur një nga rojet e sigurisë së reperit, duke këmbëngulur që pretendimet nuk ishin të vërteta dhe nuk kishte lëndime në vendin e ngjarjes.
Sipas disa burimeve, Drake ishte në shtëpi në kohën kur ndodhi ngjarja, por nuk ka pasur asnjë kontakt me gruan që po tentonte të hyjë pa leje në pronën e tij.