Showbiz

Morgan Freeman protagonist i filmit “Vanquish”

Foto: AP/Associated Press

“Vanquish” titullohet filmi i ri i aktorit Morgan Freeman.

Ylli i shpërblyer me Oscar së shpejti e shënon rikthimin në ekran me një film të zhanrit aksion dhe triler, ku ai e portretizon një polic të pensionuar dhe të paralizuar, i cili pasi ia kidnapon vajzën, e shantazhon kujdestaren e tij për të marrë hak ndaj ish-partnerëve policorë dhe për ta spastruar qytetin nga kriminelët.

“Vanquish” vjen me regji të George Gallos dhe përveç aktorit të njohur hollywoodian, Freeman, në të luan edhe Ruby Rose e cila vjen në rolin e kujdestares së kryepersonazhit, e cila detyrohet të përballet me situate të rrezikshme, me qëllim që t’i kthehet vajza e kidnapuar.

Filmi do të lansohet në platformat digjitale, më 23 prill të këtij viti.