Showbiz

Bella Thorne është fejuar

Descriptive Text

Ish-aktorja e “Disney Channel”, Bella Thorne dhe i dashuri i saj, Benjamin Mascolo, janë fejuar. Çifti e bëri publik lajmin përmes një postimi në Instagram, ku ata shfaqen të lumtur në përqafimin e njëri-tjetrit teksa Bella e tregon edhe unazën e diamantit.

Fotografia shoqërohej me mbishkrimin: “Ajo tha po”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Benjamin Mascolo (@b3nm)

 

Çifti ka gati dy vjet që është në lidhje dashurie.

Aktorja e njohur shquhet për role të shumta filmike. Duke u bërë e famshme si fëmijë me rolet në filmat e kanalit “Disney”, Thorne e vazhdoi karrierën e saj në Hollywood duke u angazhuar në projekte të ndryshme kinematografike. Ajo nuk ndaloi vetëm tek aktrimi, duke e sprovuar veten edhe në fushën e modës dhe muzikës.

Por ndër vite, fama ndikoi keq në jetën e aktores e cila filloi të rebelohet dhe u bë shënjestër e paparacëve, të cilët i ndjekin yjet e showbizit të prirë për skandale.

Në një intervistë të fundit, Thorn kishte deklaruar se kompania “Disney” pret që njerëzit që punojnë me ta, të jenë të përkryer.

“Sigurisht se ka shumë presion të jesh e përkryer për kompaninë ‘Disney’, dhe sipas mendimit tim ata pikërisht këtu gabojnë shumë, sepse i bëjnë aktorët e tyre të duken të përkryer për sytë e publikut. Ta mbash një imazh të tillë është shumë e vështirë dhe në fakt unë kurrë nuk kam qenë e tillë. Unë gjithmonë kam pëlqyer t’i bëjë gjërat që të tjerët nuk i bënin. Mendoj se fëmijët dhe të rinjtë nuk kanë nevojë të rriten duke parë aktorë të përkryer. Në vend të kësaj ata duhet të shohin njerëz real, të ndryshëm dhe intrigues”.

Aktorja 23-vjeçare mendon që njerëzit do ta kujtojnë më shumë përmes librit të saj me poezi, “The Life Of A Wannabe Mogul: Mental Disarray”, se sa nga rolet e saj filmike.