Bashkëshortja e princit britanik Harry, Meghan Markle, tregon se kishte ardhur në një pikë ku mendonte për vetëvrasje shkaku i jetës mbretërore, ndërsa stafi i Pallatit kishte injoruar thirrjet e saj për ndihmën dhe ia kishin marrë çelësat, pasaportën e patent-shoferin kur ajo u martua me Harryn.
Meghan thotë se ajo e kishte kontaktuar një person të afërt me Princeshën e ndjerë Diana për të biseduar.
“Ishte shumë e frikshme. Nuk doja më të jetoja. Nuk e dija me kë të kontaktoja. Një nga personat me të cilët kontaktova kishte qenë një nga shokët më të mirë të Dianas. Kush tjetër mund të kuptonte se çfarë po kaloja unë”, ka thënë Meghan në intervistë për Oprahn.
Princi Harry ka thënë se nuk kishte biseduar me familjen për gjendjen mentale të Meghanit.
“Nuk e patëm një bisedë të tillë. Isha i turpëruar ta pranoja këtë para tyre”, ka thënë Harry. “Familja e ka mentalitetin,’Kështu është, nuk mund ta ndryshosh, duhet ta kalosh këtë'".
Megan ka treguar se si familja mbretërore ishte e shqetësuar se sa e zezë do të jetë ngjyra e lëkurës së fëmijës. Por si Harry ashtu edhe Meghan kanë refuzuar ta tregojnë se kush e ka thënë këtë, duke treguar se do të ishte shumë dëmtuese.
Princi Harry ka rrëfyer se babai i tij Princi Charles, trashëgimtari i fronit britanik, nuk po bisedon më me të.
Harry ka thënë se ka shumë respekt për gjyshen e tij, Mbretëreshën Elizabeta II.
“Unë kam pasur tri biseda me gjyshen time, dhe dy me babain tim, para se ai të ndalonte së përgjigjuri në telefonatat e mia. Dhe më pas tha, a mund të i shkruar të gjitha këto?” – ka thënë Harry në intervistë për Oprahn.
I pyetur pse Charles ka ndaluara së përgjigjuri telefonatat, Harry ka thënë: “Unë kisha marrë çështjet në duart e mia, duhej ta bëja për familjen time. Nuk është befasi për ndokënd. Është vërtetë e trishtë që po arrin në këtë pikë, por duhet të bëjë diçka për shëndetin tim mental, bashkëshorten time dhe për Archien”.
Çifti ka treguar se janë në pritje të një vajze.