Showbiz

U ndanë shpërblimet “Globi i Artë”, regjisorja Chloe Zhao bëri histori me fitoren e saj

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Të dielën mbrëma u mbajt edicioni i 78-të i ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve “Globi i Artë”, të cilat i ndanë Shoqata e Gazetarëve të Huaj në Hollywood dhe që i nderojnë projektet më të mira filmike dhe televizive.

Megjithëse ngjarja sivjet u zhvillua në formatin hibrid, e kombinuar me pjesëmarrjen e disa prej yjeve të listës A në ceremoni, dhe të tjerët që u bënë pjesë e saj përmes lidhjeve direkte, megjithëkëtë në këtë edicion të ngjarjes “Globi i Artë” nuk mungonte eleganca dhe glamuri, dhe si duket publikun e kishte marrë vërtetë malli për këtë.