Showbiz

Gjendet e vdekur modelja Kasia Lenhard, një javë pasi u nda nga futbollisti Boateng

Modelja Kasia Lenhardt, është gjetur e vdekur një javë pasi u nda nga futbollisti i Bayern Munchenit, Jerome Boateng

Policia gjeti trupin e 25-vjeçares në banesën e saj në Berlin. Autoritetet pohuan se nuk po e trajtojnë vdekjen e saj si “vetëvrasje e mundshme”, shkruajnë mediat gjermane të mërkurën.

Javën e kaluar, Boateng njoftoi se ai dhe Kasia ishin ndarë pas 15 muajsh lidhje, duke mos dhënë detaje të tjera mbi vendimin.

25-vjeçarja la pas një djalë, të quajtur Noe, nga një lidhje e mëparshme e cila përfundoi tre vjet më parë.