Showbiz

Katy Perry thotë se lindja e fëmijës ishte vendimi më i mirë i jetës së saj

Foto: AP/Associated Press

Këngëtarja 36-vjeçare, Katy Perry, ka deklaruar se lindja e vajzës së saj, ishte vendimi më i mirë që e kishte marrë në jetë.

Yll i muzikës pop dhe i fejuari i saj, Orlando Bloom, në gusht të vitit të kaluar e mirëpritën në jetë fëmijën e parë së bashku, një vajzë të quajtur Daisy Dove. Tani, Perry thotë se nuk ka si të jetë më e lumtur se kaq, me jetën si nënë, në veçanti falë përkrahjes që e ka nga bashkëshorti i saj i ardhshëm.

Në një intervistë të fundit për emisionin “Jimmy Kimel Live”, Perry tha: “Ky është vendimi më i mirë i jetës sime. Tani unë e kam një familje dhe mbështetjen e një të fejuari të mahnitshëm i cili tashmë ka eksperiencë si prindm, pasi e ka një djalë nga martesa e kaluar”.

Orlando Bloom është baba i 10-vjeçarit Flynn, të cilin e ka me ish-bashkëshorten Miranda Kerr, dhe Perry zbuloi se aktori i filmave “Pirates of the Caribbean”, e ka shfrytëzuar eksperiencën e tij si prind për t’i ofruar asaj këshilla.

Derisa këngëtarja në fillim ndihej e frustruar për faktin se Bloom tashmë e kishte përjetuar rritjen e një fëmije pa të, përfundimisht e kishte kuptuar se këshillat e tij ishin të mira dhe efektive.

Perry mendon se Bloom është një baba i jashtëzakonshëm, për vajzën e tyre Daisy dhe djalin e tij Flynn, dhe sipas këngëtares, çifti po ndihet më i dashuruar dhe më i lumtur se kurrë.

“Ai është treguar i mahnitshëm gjatë kësaj periudhe, dhe ne jemi aq të dashuruar dhe falënderues për gjithçka”, ka deklaruar tutje këngëtarja.

Edhe më herët, ylli i hitit “Never Worn White” kishte deklaruar se të qenit nënë e ka bërë ta vlerësoj çdo moment të jetës edhe më shumë.

Intervista në “Jimmy Kimmel Live!”, e shënoi një prej paraqitjeve të para publike të Perryt, nga lindja e vajzës. Dhe fansat nuk u zhgënjyen me paraqitjen e saj. Ajo dukej e mahnitshme me model të ri flokësh. Nga biondinë, këngëtarja është bërë zeshkane dhe fytyra i shkëlqente nga energjia pozitive, që i vjen nga ky rrugëtim i ri në jetën e saj.

Edhe pse viti 2020 ishte i vështirë për të gjithë, megjithëkëtë për Katy Perryn ishte i mirë pasi përveç sjelljes në jetë të Daisyt, ajo gjithashtu e lansoi albumin e saj të gjashtë të incizuar në studio, me titull “Smile”. Ky incizim shënoi suksese të kënaqshme në toplistat muzikore anembanë botës.