Showbiz

The Weeknd i hidhëruar, thotë se çmimet e tij “Grammy” nuk kanë më rëndësi për të

 

The Weeknd e kishte quajtur Akademinë “Grammy” të korruptuar pasi kishte kuptuar se albumi i tij “After Hours” ishte injoruar në çdo kategori të nominimeve për ceremoninë e këtij viti.

Hidhërimi i artistit të madh amerikan nuk ka përfunduar ende pasi ai së fundmi ka deklaruar se çmimet e tij të mëparshme nga kjo Akademi “nuk kanë më rëndësi për të”, duke folur në një intervistë për Billboard.