Showbiz

Zendaya kritikohet për moshën e saj në filmin Malcolm dhe Marie

Filmi i ri i Zendayas po bënë “zhurmë” për Oscar dhe në të njëjtën kohë po merr kritika të ashpra. Sam Levinson shkrues i serialit Euphoria ka shkruar filmin Malcom dhe Marie, për Zendaya por dallueshmëria e saj me partnerin e dashurisë në film, John David Washington është duke shkaktuar kritika nga fansat, ata kanë 12 vjeç diferencë. Zendaya 24 vjeçare luan rolin e të dashurës së Washingtonit 36 vjeçare, në dramën bardh e zi që do dalë me 5 shkurtë në Netflix.

“Kam luajtur 16 vjeçarën që kur kam qenë 16 vjeç,” ka thënë Zendaya për Daily Pop. “ Duhet të kujtoni që njerëzit janë rritur duke më parë mua si fëmijë. Është sikur të shohësh vëllain ose motrën tënde të vogël që tashmë ,, janë rritur. Kështu që është e vështirë për njerëzit të mësohen me idenë që unë jam rritur edhe në jetën reale, edhe pse luaj rolin e një adoleshenteje në TV.”

Zendaya luan rolin e adoleshentes në serialin Euphoria, ku më performancen e saj ajo fitoi çmimin Emmy për aktrim. Shkaku i pandemisë sezoni i dytë është ndërprerë, por seriali ka publikuar disa episode speciale për ndjekësit.