Showbiz

Paris Hilton e fillon fekondimin in vitro, tregon planet për të krijuar familje

Foto: AP/Associated Press

Trashëgimtarja e njohur amerikane, këngëtarja, aktorja dhe DJ, Paris Hilton, ka folur hapur për planet e saj për të krijuar familje.

39-vjeçarja në një intervistë të fundit ka treguar se tashmë i ka filluar procedurat e fekondimit in vitro, me të dashurin e saj biznesmen, Carter Reum, të cilin edhe e lavdëroi për faktin se është treguar shumë i dashur dhe përkrahës gjatë gjithë këtij procesi.

Sipas Hiltonit, ajo po i nënshtrohet fekondimit in vitro për shkak se kjo është mënyra e vetme që e siguron se mund të lindë binjak, një vajzë dhe djalë, ashtu siç ka dashur gjithmonë.

“I jemi nënshtruar procedurave të fekondimit in vitro, në mënyrë që të mund të zgjedh të kem binjak nëse dëshirojë. Ishte Kim Kardashian ajo e cila më informoi për këtë mundësi, sepse të them të drejtën unë as që e dija se mund ta bësh një gjë të tillë. Jam e lumtur që ajo ma dha këtë këshillë, dhe më prezantoi me mjekët e saj specialist”, citohet të ketë thënë Hilton.

Ylli i hitit “Stars Are Blind’ gjithashtu tregoi se tashmë e ka përfunduar procedurën e tërheqjen e vezëve.

“Ishte një proces i rëndë por ia ka vlejtur. E kam bërë tërheqjen e vezëve disa herë. Por, nënshtrimi i kësaj procedure së bashku me Carterin, dhe të pasurit një partner që është aq i dashur dhe mbështetës, i cili gjithmonë më bënë të ndihem si një princeshë, ishte një eksperiencë e mirë për mua”.

Në intervistën në fjalë, Hilton e quajti Reumin “burrin e ëndrrave”, duke deklaruar se është 100 për qind e sigurt se ai është mashkulli i duhur për të.

Çifti njihet prej më shumë se një dekade, por e filloi lidhjen romantike në vitin 2019, pas ritakimit në një drekë me familje për Ditën e Falënderimeve.

Muajin e kaluar dyshja e festoi një vjetorin e lidhjes, duke e postuar në Instagram një video me disa prej kujtimeve të tyre më të ëmbla.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)