Showbiz

“Terminatori” merr vaksinën anti-COVID

Aktori Arnold Schwarzenegger, i njohur sidomos për rolin në filmat “Terminator”, ka marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Ylli 73-vjeçar i Hollywoodit dhe ish-guvernatori i Kalifornisë postoi një video duke marrë dozën e parë të vaksinës në stadiumin “Dodgers” në Los Angeles, që u kthye në një qendër masive vaksinimi. Ai ishte në veturë teksa mori vaksinën.

Në një postim në Instagram, aktori inkurajoi të gjithë njerëzit që kanë të drejtë të vaksinohen, ta marrin atë.

“Sot ishte një ditë e mirë. Unë kurrë nuk kam qenë më i lumtur të pres në radhë. Nëse keni të drejtë, bashkohuni me mua dhe regjistrohuni për të marrë vaksinën tuaj. Eja me mua nëse dëshiron të jetosh!”, ka shkruar aktori i famshëm në Instagram.

Aktualisht, në Los Angeles, të gjithë personat mbi moshën 65 vjeç kanë të drejtë për vaksinim.