Showbiz

Iggy Azalea mendon se për gjithë suksesin e saj i detyrohet nënës

Iggy Azalea mendon se për gjithë suksesin e saj i detyrohet nënës
Foto: AP/Associated Press
 

Rep artistja 30-vjeçare, Iggy Azalea, meritat për suksesin e saj ia ka dedikuar së ëmës, për faktin se ia ka dhënë vetëbesimin për t’i ndjekur ambiciet. Prandaj ylli Australian thotë se planifikon të bëjë të njëjtën gjë edhe me djalin e saj, Onyx.

Azalea e cila e bëri të ditur lajmin e lindjes së djalit në qershor të vitit të kaluar, në një postim të fundit në Twitter ka shkruar: “Arsyeja pse unë i kam arritur të gjitha qëllimet e mia në jetë, është ngase nëna ime gjithmonë më ka përkrahur dhe më ta shtyrë të mos dorëzohem kurrë. Prandaj unë po e bëjë të njëjtën gjë për foshnjën time. Pavarësisht çfarë do të dëshirojë të bëjë në jetë, unë do të jem adhuruesja numër 1 e tij”.