Showbiz

“The Crown” udhëheq me më së shumti nominime për “Critics’ Choice”

“The Crown” udhëheq me më së shumti nominime për “Critics’ Choice”
Foto: AP/Associated Press
 

Janë bërë publike nominimet për shpërblimet e përvitshme televizive “Critics’ Choice”, dhe drama e Netflixit e bazuar në familjen mbretërore britanike, “The Crown”, po e kryeson listën e të nominuarve në gjashtë kategori gjithsej.

Seria e pëlqyer nga publiku “The Crown”, ka arritur të nominohet në kategorinë kryesore të mbrëmjes, “Drama më e mirë”, derisa aktori i këtij projekti Josh O’Connor, i cili e ka portretizuar princin Charles në sezonin e tretë dhe të katërt të saj, ka marrë nominim për çmimin “Aktori më i mirë në dramë”. Në kategorinë “Aktorja më e mirë në dramë”, garojnë dy aktore të kësaj serie televizive, e ato janë Olivia Colman dhe Emma Corrin, të cilat konkurrojnë kokë më kokë për këtë shpërblim. Tobias Menzies, i cili e portretizon Princin Philipe dhe Gillian Anderson, e cila e luan rolin e Margaret Thatcherit, janë në garë për çmimin “Aktori përkatësisht aktorja më e mirë në rol dytësor”.