Showbiz

Justin Timberlake më në fund e konfirmon lajmin se është bërë baba për herë të dytë

Justin Timberlake më në fund e konfirmon lajmin se është bërë baba për herë të dytë
Foto: AP/Associated Press
 

Këngëtari dhe aktori 39-vjeçar, Justin Timberlake, më në fund e konfirmoi lajmin se ai dhe bashkëshortja, Jessica Biel, e kanë mirëpritur në jetë një djalë në vitin 2020.

Përveç kësaj, muzikanti i njohur amerikane në një intervistë të fundit me Ellen DeGeneres, po ashtu e zbuloi emrin me të cilin e kanë pagëzuar foshnjën, që është Phineas.