Showbiz

Obama uron bashkëshorten për ditëlindje: Çdo moment me ty është bekim

Ish-president i SHBA-së, Barack Obama, ka uruar gruan e tij, Michelle Obama, në ditëlindjen e saj të 57-ë. derisa ka publikuar disa fotografi në Instagram dhe Twitter, ai i ka bërë një urim të ëmbël.

“Urime ditëlindjen dashuria ime, partnerja ime dhe shoqja ime më e mirë. Çdo moment me ty është bekim. Të dua Miche”, ka shkruar Obama.

Çifti Barack dhe Michelle janë martuar në vitin 1992 dhe janë prindër të dy vajzave, Malia 22-vjeçare dhe Sasha 19-vjeçare.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Barack Obama (@barackobama)