Showbiz

Dua Lipa ngjall spekulimet se është shtatzënë

Foto: AP/Associated Press

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, i ka bërë fansat e saj që të dyshojnë, kur ka vendosur në fotografinë e saj të fundit në Instagram story, disa figura të bebeve.

Duke i postuar disa fotografi të sajat, në të cilat shihet e veshur me një fustan të gjelbër, interpretuesja e “Levitating” vendosi një mori simbolesh, përfshirë edhe ato të një foshnje, një shisheje për ushqimin e foshnjave, një zemër dhe të një arushe.

Shumë pak kohë pas kësaj shpërthyen thashethemet lidhur me postimin e saj dhe interpretimet e ndryshme se si ky mund të jetë një pranim i nënkuptuar se ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë, me të dashurin model Anwar Hadid.

Sidoqoftë, ajo ka heshtur thashethemet, duke iu përgjigjur njërit prej komenteve në postimin e saj në Instagram. Aty një fans kishte pyetur haptas: “Është shtatzënë?”.

Këngëtarja më pas iu përgjigj: “Ushqim foshnjash”.

Lipa është 25-vjeçare dhe aktualisht ndodhet për pushime me të dashurin e saj Hadid, i cili është 21-vjeçar.