Showbiz

Kevin Hart ka nënshkruar marrëveshje me platformën Netflix.

Kevin Hart ka nënshkruar marrëveshje me platformën Netflix.
Foto: AP/Associated Press
 

Aktori 41-vjeçar dhe kompania e tij filmike “HartBeat”, e kanë arritur një marrëveshje të re me platformën e njohur digjitale, që nënkupton se Hart do të luaj dhe do të shërbejë si producent i katër filmave të ri, të cilët do të realizohen ekskluzivisht për Netflixin.

Nën marrëveshjen disa vjeçare, Kevin Hart po ashtu do të ketë rol vlerësues për filma të tjerë, të realizuar nga produksioni i tij “HartBeat”.