Showbiz

Zoe Kravitz e Glusman ndahen pas dy vjetësh martesë

Zoe ishte martuar me Karl Glusmanin me të cilin nisi të takohej në vitin 2016 në shtëpinë e babait të saj, Lenny Kravitz, në Paris më 29 qershor 2019. Megjithëse shkurorëzimi i tyre është konfirmuar, arsyeja për ndarjen e çiftit ende mbetet e panjohur, raportojnë mediat britanike.

Ylli 32-vjeçar i “Hugh Fidelity” ka nisur edhe zyrtarisht procesin e shkurorëzimit më 23 dhjetor, me përfaqësuesit e saj që kanë konfirmuar për “People” se tashmë ka nisur rruga ligjore e ndarjes.

Zoe ishte martuar me Karl Glusmanin me të cilin nisi të takohej në vitin 2016 në shtëpinë e babait të saj, Lenny Kravitz, në Paris më 29 qershor 2019.

Megjithëse shkurorëzimi i tyre është konfirmuar, arsyeja për ndarjen e çiftit ende mbetet e panjohur, raportojnë mediat britanike.

Duke shënuar njëvjetorin e martesës vjet, Zoe kishte postuar një fotografi bardhezi me tashmë ish-burrin nga ceremonia. Gjithçka e kishte rrëfyer shoqëruar me fotografi në “Instagram”. Aty shihej Karli derisa ia kishte hedhur krahët, derisa Zoe kishte kapur krahët e tij.

Glusman kishte shprehur lumturinë e tij me rastin e njëvjetorit të martesës. Edhe ai e kishte përshkruar këtë festë me një fotografi në Instagram.

“Jo vit që e kishim pritur... por ndihem sikur mund t’ia kalojmë mbarë, mund t’ia dalim në gjithçka”, shkruante ylli i “Neom Demon”, duke shtuar: “Të dua. Më shumë se gjithçka”.

Ai kishte shkuar edhe më larg, duke e përshkruar Zoen si “mikeshën më të mirë” dhe e pranonte se ajo shpesh “ia shkrinte zemrën”.

Ai megjithatë e pranonte se Zoe kishte karakter të sertë dhe se shpesh kishte acarime ndërmjet çiftit, por gjithnjë thoshte se ishte dashuria ajo që i fashonte të gjitha përplasjet e mundshme. Dhe pas qarkullimit të thashethemeve se çifti tashmë është ndarë, Karli i ka hequr nga llogaria e tij në Instagram të gjitha fotografitë me Zoen.

Pavarësisht ndarjes së papritur, Zoe dhe Karli ende po e ndjekin njëri-tjetrin në platformën e mediave sociale.

Martesa parisiane kishte bërë bujë të madhe në mediat sociale. Ishte organizuar në shtëpinë trekatëshe të babait Lenny Kravitz, në prani të nënës së saj, Lisa Bonet, burrit të saj Jason Momoa dhe dy fëmijëve të tyre, Nakoa-Wolf dhe Lola.

Para ceremonisë, mediat kishin raportuar për planet martesore pasi kishin nisur përgatitjet për dasmën në oborrin e babait të saj.

Në mesin e mysafirëve ishin edhe aktoret Nicole Kidman, Laura Dem dhe Reese Whitherspoon. Gjithashtu të pranishëm ishin Denzel Washington, Eddie Redmayne dhe Cara Delevigne.

Lenny dhe Lisa, të cilët u martuan më 1987 dhe u shkurorëzuan më 1993, sollën në jetë Zoen më 1 dhjetor 1988.

Image