Tones And I ka shënuar edhe një sukses të jashtëzakonshëm me hitin “Dance Monkey”.
Billboard raporton se kjo këngë është dëgjuar më shumë se 2 miliardë herë në Spotify, duke u bërë vetëm kënga e tretë që ka arritur këtë shifër.
Tones, emri i vërtetë i së cilës është Toni Watson, bëhet artistja e parë që e ka arritur këtë rekord, dhe e para këngëtare nga Australia.
Në fakt, vetëm dy këngë deri më tani e kanë arritur një dëgjueshmëri kaq të lartë në këtë platformë muzikore.
Është “Shape of You” nga Ed Sheeran që ka mbi 2.7 miliardë dëgjime, dhe “Rockstar” nga Post Malone në bashkëpunim me 21 Savage me 2.079 miliardë, që të dyja të lansuara në vitin 2017.
“Dane Monkey” ishte njëri nga hitet më të mëdha në vitin 2019, derisa në YouTube numëron 1.4 miliard klikime.