Videoprojekti i shumëpritur i këngëtares Kida tashmë është lansuar.
Me titull “Drunk”, kënga vjen me muzikë dhe melodi të krijuar nga Mixey dhe Apollo, tekst të shkruar nga Nuk, ndërsa për videoklipin është përkujdesur produksioni “Entermedia” me koncept dhe ide të Diellza Mehmetaj.
Kida si gjithmonë vjen tërheqëse dhe mjaft sensuale, duke i kënduar një dashurie të humbur. E njohur për zërin e saj unik dhe të fuqishëm, Kida edhe një herë nuk i zhgënjen adhuruesit me interpretimin e saj.
Ky është videoprojekti i katërt që këngëtarja e ka lansuar gjatë vitit 2020, pas këngëve “Edhe sa”, “Paranoia” dhe “Pishmon”.
“Drunk” ka vetëm disa orë që është publikuar në platformën YouTube dhe i numëron afërsisht 200 mijë klikime.