Showbiz

Tom Hiddleston e përsërit rolin e Lokit në serinë e ardhshme të platformës “Disney+”

Personazhi tashmë i njohur i bazuar në librat komik “Marvel”, Loki do të rikthehet në ekranet televizive përmes platformës digjitale amerikane “Disney+”, në formën e serisë.

Ky projekt me regji të Kate Herron zë vend në universin e Marvelit, dhe e vazhdon historinë e filmave të famshëm me superheronj.

Seria zë vend pas ngjarjeve që ndodhin në filmin e vitit 2019, “Avengers: Endgame’, ku një version alternativ i Lokit e krijon një kronologji të re. “Loki” është prodhim i studios “Marvel”, dhe skenari i tij është shkruar nga Michael Waldron.

Aktori britanik Tom Hiddleston e përsërit rolin e kryepersonazhit Loki, ndërsa në seri luajnë edhe aktorët Owen Wilson, Sophia Di Martino, Gugu Mbatha-Raw, Sasha Lane dhe Wunmi Mosaku.

Xhirimet e serisë gjashtë episodesh kanë filluar në janar të vitit 2020 në Atlanta, por ato ishin pezulluar përkohësisht në muajin mars, si pasojë e shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Puna rreth realizimit të këtij projekti kishte vazhduar në shtator të këtij viti, ndërsa pritet të përfundojë në fund të muajit dhjetor.

Seria “Loki” pritet të lansohet në platformën “Disney+” në maj të vitit 2021.