Showbiz

Aktorja Ellen Page deklarohet transgjinor dhe e ndërron emrin në Elliot

 

Ylli i serisë “Umbrella Academy”, Ellen Page, është deklaruar publikisht si transgjinor dhe ndihet me fat ta ndajë lajmin me fansat e tij, se e ka ndërruar emrin në Elliot Page. Tutje ai ka thënë se pavarësisht lumturisë që i ka sjellë ky vendim, megjithatë i frikësohet urrejtjes, shakave dhe dhunës që mund ta pranojë nga njerëzit.

“Përshëndetje miq, dua ta ndajë me ju lajmin se unë jam transgjinor, tash e tutje mund të më drejtoheni me përemrat ai/ata, dhe emri im i ri është Elliot. Ndihem me fat që kam rastin ta shkruaj këtë mesazh për të gjithë ju, dhe më vjen mirë që kam arritur në këtë fazë të jetës sime. Gjithashtu u kërkojë të tregoheni të duruar me mua. Gëzimi im është i vërtetë, por njëkohësisht mjaft delikat. E vërteta është se, pavarësisht faktit që po ndihem jashtëzakonisht i lumtur dhe e di sa i privilegjuar jam, megjithatë po ndihem edhe shumë i frikësuar. I frikësohem urrejtjes, shakave të pavend dhe dhunës të disa njerëzve”, ka shkruar Page në një prononcim publik në Twitter.