Showbiz

Rita Ora kërkon falje për shkelje të rregullave të karantinës

Foto: Getty Images
 

Këngëtarja Rita Ora ka kërkuar falje për shkeljen e rregullave të karantinës, duke e organizuar një ndejë private me miqtë e saj, për ta shënuar ditëlindjen e 30-të.

Ora e ka pranuar se ky ishte një vlerësim i gabuar i situatës dhe një vendim i paarsyeshëm për të festuar në një restorant në Londër, ndejë kjo e cila zuri vend të shtunën mbrëma, transmeton Koha.