Showbiz

Enis Bytyqi lanson këngën e re “Labile”

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Enis Bytyqi, e ka publikuar këngën e tij të re me titull “Labile”.

Ky projekt i cili është mirëpritur nga fansat e tij vjen i shoqëruar edhe me videoklip, dhe brenda dy ditëve të lansimit në YouTube ka arritur t’i marrë më shumë se 323 mijë klikime, transmeton Koha.

Derisa, Enisin jemi mësuar ta shohim të butë në videoklipe dhe kryesisht duke i kënduar dashurisë, kësaj radhe ai vjen pak më i ashpër dhe duke aktruar, në atë që i ngjason një filmi të shkurtër.

“Labile” është kënga e tretë e Enis Bytyqit e lansuar me videoklip gjatë vitit 2020, pas atyre “Gjemba” dhe “Andere Wege”.