Showbiz

Dua Lipa shpërblehet dhe performon në ceremoninë “American Music Awards”

 

Të dielën mbrëma u mbajt ceremonia e ndarjes së shpërblimeve muzikore, “American Music Awards”. Ngjarja e përvitshme glamuroze e cila zuri vend në Los Angeles, u mbajt live pavarësisht pandemisë së koronavirusit e cila e ka goditur dukshëm skenën kulturore anembanë botës.

Taylor Swift ishte fituesja kryesore e mbrëmjes duke e rrëmbyer shpërblimin, “Artistja më e mirë e vitit” dhe dy çmime tjera, “Videoklipi më i mirë” dhe “Artistja më e mirë pop/rock”.