Showbiz

Mahershala Ali: Kam refuzuar të luaj në skena erotike në një film për arsye fetare

Mahershala Ali, thotë se ka refuzuar të luaj në një skenë erotike në filmin “The Curious Cade of Benjamin Button” në vitin 2008, për arsye fetare.

Në një intervistë për People, 46-vjeçari, tregon se si pati refuzuar të luajë një rol me të famshmen Taraji P.Henson.

“Menaxheri im më thirri dhe më tha se do ta luaj këtë pjesë. Dhe unë i thashë, është vetëm një gjë që duhet ta dini... ekziston ajo pjesa erotike ku puthen... nëse ka skenë të tillë, unë nuk do ta bëj”, u shpreh ai.

Tutje, ai ka thënë se “Unë s’bëj seks të simuluar”.

Për aktorin mysliman, kjo ka ndodhur për arsye fetare.