Showbiz

Missy Elliott ia paguan fustanin e nusërisë një adhurueseje në vështirësi financiare

Missy Elliott ia paguan fustanin e nusërisë një adhurueseje në vështirësi financiare

Reperja 49-vjeçare Missy Eliot ka zbuluar se ka paguar fustanin e nusërisë një gruaje të quajtur Ireanna, pasi kjo e fundit kishte shpërndarë një fotografi me fustanin në rrjete sociale duke shkruar se nuk mendonte se do ta vishte atë për shkak se ishte goditur nga vëshitrësi financiare.

Ireanna kishte postuar edhe një kod xhirollogarie ku njerëzit mund t’i dërgonin para për ta mbështetur, ku kishte shkruar: “Do të martohem në mars dhe po mundohem të bartem në shtëpi të re. E lumtur por e shqetësuar. Kam kursyer para, por ende kam vështirësi. E kam gjetur fustanin e ëndrrave dhe dua ta blej por krahas kursimeve për shtëpinë e re, nuk besoj se është e mundshme”.