Showbiz

Harvey Weinstein dyshohet të jetë infektuar sërish me koronavirus

Moguli i turpëruar i filmit, Harvey Weinstein, i cili aktualisht gjendet në burg pasi është dënuar për krim seksual të shkallës së parë dhe përdhunim të shkallës së tretë, besohet se është prekur sërish nga COVID-19.

Sipas burimeve të uebfaqes “TMZ”, Weinstein është në gjendje të keqe dhe po vuan nga disa probleme shëndetësore. Thuhet se ai është vendosur në izolim për 72 orë, dhe nëse testi për koronavirus del pozitiv, ai do të duhet të zhvendoset nga burgu në spital, transmeton Koha.

Në muajin mars të këtij viti, zëdhënësit e Weinsteinit kishin raportuat se ai ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Harvey Weinstein është duke e vuajtur dënimin prej 23 vjetësh, kjo pasi është shpallur fajtor për abuzim dhe ngacmim seksual ndaj disa grave. Ai i ka mohuar në vazhdimësi sulmet seksuale.

Mbi 100 gra, përfshirë aktore të famshme, e kanë akuzuar producentin e njohur kinematografik për sjellje të pahijshme seksuale të cilat i ka bërë me dekada, duke nxitur më herët edhe lëvizjen #MeToo kundër abuzimit seksual dhe ngacmimit në vendin e punës.