Showbiz

Cilat janë këngët e preferuara të publikut nga “Festivali i Këngës 2020”

Cilat janë këngët e preferuara të publikut nga “Festivali i Këngës 2020”

Para një dite në kanalin zyrtar të Radiotelevizionit Shqiptar u publikuan 26 këngët pjesëmarrëse të Festivalit të Këngës në RTSH.

Në mesin e artistëve që sivjet konkurrojnë për vendin e parë të kësaj ngjarjeje, e që njëherësh e fitojnë të drejtën për ta përfaqësuar Shqipërinë në festivalin e ardhshëm “Eurosong 2021”, janë një miks i artistëve tashmë të njohur të muzikës shqiptare dhe këngëtarëve relativisht të ri në skenë si: Manjola Nallbani, Kamela Islamaj, Kastro Zizo, Era Rusi, Erik Lloshi, Rosela Gjylbegu, Florent Kabashi dhe të tjerë.