Showbiz

Dua Lipa publikon emrin e artistes së parë që i bashkohet në koncertin “Studio 2054”

Dua Lipa publikon emrin e artistes së parë që i bashkohet në koncertin “Studio 2054”
 

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa e ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për ta bërë publik emrin e mysafires së parë e cila do të marrë pjesë në koncertin e saj virtual “Studio 2054”. Ajo është artistja e talentuar FKA Twigs.

Përmes postimit të saj, pop ylli me prejardhje kosovare e ndau një fotografi krahas këngëtares, të shoqëruar me mbishkrimin: “Shumë e lumtur t’iu lajmëroj se FKA Twigs do të na bashkohet në koncertin STUDIO 2054 me një performancë shumë speciale!!!”