Teksa janë duke bashkëpunuar për albumin e ri të Rihannës, këngëtari amerikan Pharrell Williams, e ka lëvduar atë.
“Rih është nga një tjetër botë. Si të thuash, wow”, është shprehur ai.
Williams u ka thënë fansave se bashkëpunimi i tyre do të sjellë vetëm gjëra të mira, dhe ofron shumë sa për të qenë të lumtur.
Në një intervistë për revistën Allure, 47-vjeçari në humor ka thënë se Riri është sikur të vjen nga Venusi.
“Jam i gatshëm të vë bast, ajo mund të jetë nga Venusi. Nëse e merr teleskopin dhe e zmadhon, mund ta shihni Rihannën të shtrirë lakuriq”, është shprehur ai me humor.