Showbiz

“Freaky” filmi që duhet shikuar

“Freaky” është një film amerikan supernatyral dhe komedi, i cili vjen me regji të Christopher Landonit, dhe skenar të shkruar nga ai dhe Michael Kennedy.

Ky projekt kinematografik e rrëfen historinë e një studenteje të shkollës së mesme, Millie Kessler, e cila pa dashje i ndërron trupat me një vrasës serik. Kur thika magjike e vrasësit të njohur me emrin Blissfield Butcher, dhe i portretizuar në film nga aktori Vince Vaughn, bënë që Millie të hyjë në trupin e vrasësit dhe anasjelltas, ajo e kupton se e ka vetëm një ditë në dispozicion për ta prishur magjinë, para se ajo të bëhet e përhershme. Kështu, e ndjekur nga policia, Millie duhet ta gjejë vrasësin serik i cili po e shfrytëzon trupin e saj për t’i shënjestruar nxënësit në shkollë.

Në rolet kryesore të filmit vijnë aktorët: Vince Vaughn, Kathryn Newton, Katie Finneran, Celeste O'Connor dhe Alan Ruck.

“Freaky” i cili premierën e shënoi më 8 tetor në kuadër të festivalit “Beyond Fest”, do të lansohet nëpër kinema nga 13 nëntori i këtij viti, transmeton Koha. Ndërsa për gjithë shikuesit do të jetë në dispozicion përmes “Video On Demand” nga 4 dhjetori i këtij viti.