Grupi i muzikës rok “Foo Fighters” e interpretuan këngën e tyre të re, “Shame Shame”, nga albumi i ardhshëm “Medicine at Midnight”, në episodin e fundit të shout humoristik “Saturday Night Live”.
Kënga, e cila debutoi zyrtarisht në skenën e këtij emisioni shumë të ndjekur në Amerikë, është pjesë e albumit të dhjetë të incizuar në studio të rok bendit, i cili pritet të dal në shitje nga 5 shkurti i vitit të ardhshëm, transmeton Koha. Gjatë mbrëmjes së shtunë, grupi i famshëm botërorë po ashtu e interpretoi hitin e vitit 2002, “Times Like These”.
ARE YOU READY???#ShameShame from the upcoming tenth album, 'Medicine At Midnight,’ is out now. Listen now: https://t.co/cxKOCp8SHh#MedicineAtMidnight Available February 5th.
— Foo Fighters (@foofighters) November 8, 2020
Pre-Order/Save: https://t.co/8PVlKIpILc pic.twitter.com/cr5ohxiBTE
Në të njëjtën ditë kur Shtetet e Bashkuara u bënë me president të ri, prezantuesi i emisionit “SNL”, komediani Dave Chappelle e interpretoi një monolog gjithëpërfshirës që i preki disa prej temave më kryesore të këtij viti, si koronavirusi dhe zemërimi dhe tensionet që i ka përjetuar shteti si pasojë e luftës për barazi racore.
Ai gjithashtu e thumboi presidentin Donald Trump, duke bërë shaka se ai kishte mbulim të mirë në planin e tij përsonal të kujdesit shëndetësor, që i siguroi atij udhëtim në spital me helikopter, një ekip mjekësh profesional dhe ilaçe eksperimentale.
Episodi i fundit i emisionit “Saturday Night Live” u transmetua të njëjtën ditë kur, Joe Biden dhe Kamala Harris u shpallën fitues të garës presidenciale në Amerikë, dhe aktorët Jim Carrey dhe Maya Rudolph, nuk hezituan fare të realizojnë skeqe humoristike duke i imituar ata.