Showbiz

Harrison Ford kujton aktorin e ndjerë skocez Sean Connery

Foto: Paramount/Courtesy Everett Collection
Foto: Paramount/Courtesy Everett Collection
 

Aktori i njohur hollywoodian, Harrison Ford, e nderoi me një dedikim të veçantë mikun dhe kolegun e tij të ndjerë, Sean Connery.

Ylli i filmave “Indiana Jones” e ka kujtuar aktorin i cili vdiq javën e kaluar në moshën 90-vjeçare me postimin e një deklarate ku shkruhej: “Ai ishte babai im… jo në jetën e përditshme por në filmin ‘Indiana Jones 3’. Ti nuk njeh kënaqësi deri sa dikush të paguan për ta shëtitur Sean Conneryn me motoçikletë ruse, nëpër rrugë të trazuara malore dhe ta shikosh atë teksa përplaset. Zot i madh, jemi argëtuar shumë së bashku, dhe nëse ai është në parajsë shpresoj se atje ka fusha të golfit. Pusho i qetë mik i dashur”.