Showbiz

Chrissy Teigen flet rreth shpërndarjes së fotografive të abortit

Modelja amerikane, Chrissy Teigen, e kishte përshkruar dhimbjen e humbjes së foshnjës në fillim të këtij muaji. Asokohe Teigen shpërndau disa fotografi në Instagram ku shihej duke qarë në spital, pasi e kishte kuptuar që foshnja, me të cilën ishte shtatzënë, kishte vdekur.

Fotografitë – e bëra nga bashkëshorti i saj, këngëtari John Legend – ishin lëvdëruar, por edhe kritikuar nga shumë njerëz.

Në një shkrim në blogun e saj, Teigen iu drejtua kritikave: “Nuk mund ta shpreh se sa pak më intereson se i urreni fotografitë”.

Modelja Teigen, por edhe personalitet televiziv dhe autore e një libri gatimi, ka dy fëmijë me këngëtarin Legend. Në mes të gushtit ata treguan se po e presin fëmijën e tretë.

Në Instagramin e saj, Teigen asokohe kishte treguar se e kishin emëruar foshnjën me emrin Jack. Në shkrimin e saj në platformën “Medium”, ajo shkruan se kishte kërkuar nga nëna dhe bashkëshorti i saj që ta kapnin atë çast me anë të fotografive “pa marrë parasysh sesa e sikletshme ishte”.

“Ia shpjegova Johnit duke ngurruar se kisha nevojë për to dhe se NUK kishte nevojë as të kërkoja për dicka të tillë”, thotë ajo. “Ai e urreu këtë gjë. E vërejta. Nuk e kuptonte fare atëherë. Por unë e dija se më duhej ta mbaja në mend këtë çast përgjithmonë, ashtu siç duhet ta mbaja në mend puthjen tonë në fund të altarit, ashtu siç më duhej t’i mbaja në mend lotët tanë prej gëzimit kur erdhën fëmijët tanë në jetë, Luna dhe Miles. Dhe absolutisht e dija se duhet ta shpërndaj këtë histori”, ka shkruar Teigen.

Ajo iu është drejtuar drejtpërdrejt kritikave që ka pranuar atëherë për arsyeje se i kishte shpërndarë fotografitë e asaj ngjarjeje në Instagram.

“Nuk mund ta shpreh se sa pak më intereson se i urreni fotografitë”, shkruante ajo.

“Sa pak më intereson se është dicka që ju s’do ta kishit bërë. Unë e kam jetuar, kam zgjedhur ta bëj, dhe më shumë se ckado tjetër, këto fotografi nuk janë për gjithkënd, por për njerëzit që e kanë përjetuar apo janë kurreshtarë ta dinë se si duket kjo.

“Këto fotografi janë vetëm për ata që kanë nevojë për to”, shtonte ajo. “Mendimet e të tjerëve nuk kanë rëndësi”. “Por, jo çdo ditë ka rreze dielli”, vazhdoi ajo. “Në ditët më të errëta, do të shembemi, do të qajmë pafund. Por do ta përqafojmë dhe do ta duam njëri-tjetrin më shumë dhe do ta tejkalojmë”.

Bashkëshorti i saj 41-vjeç Legend është fitues i disa çmimeve “Grammy”, kënga e të cilit “All of Me” – kushtuar bashkëshortes së tij – ka qenë pjesë e listave muzikore për 92 javë në Mbretërinë e Bashkuar. Karriera e tij paralele në film, muzikë dhe televizon e kanë bërë atë një EGOT – një nga 16 njerëzit që kanë fituar çmimet “Emmy”, “Grammy”, “Oscar” dhe “Tony”.