Cameron Diaz, është e martuar me Benji Madden, që është vëllai binjak i burrit të Nicole Richiet, Joel Madden.
Aktorja 48-vejçare, thotë se është befasuar kur fansat e saj kanë publikuar një foto ku ajo është me Nicole Richien, fytyrë e njohur televizive në SHBA - kunatën e saj.
Një fotografi ka bërë bujë në Twitter të premten dhe të shtunën. Në foto janë Diaz dhe Richie. Në mbishkrim thuhet “Nicole Richie & Cameron Diaz janë kunata dhe më duket ne s’kemi folur asnjëherë për këtë”.
Diaz, ka publikuar një emotikon ku shprehet e habitur që njerëzit s’e kanë ditur këtë fakt.
Richie dhe Joel janë martuar në vitin 2010 ndërsa Diaz dhe Benjo në vitin 2015.