Showbiz

Joss Stone është shtatzënë

Këngëtarja britanike, Joss Stone, është në pritje të fëmijës së parë.

Ylli i hitit “Super Duper Love” e ka konfirmuar lajmin se ajo dhe i dashuri, Cody, së shpejti do të bëhen prindër.

Në një intervistë të fundit, këngëtarja citohet të ketë thënë: “E di çfarë? Edhe unë do ta sjell në jetë një fëmijë. Jam shumë e emocionuar që po bisedoj me ty Ella, sepse unë nuk njoh shumë gra shtatzëna. Aktualisht jam në muajin e 17 të shtatzënisë, dhe sapo më janë larguar mundimet e vazhdueshme”.

Tutje 33-vjeçarja ka deklaruar se po ndihet e frikësuar që do të bëhet nënë për herë të parë dhe po i tmerrohet procesit të lindjes, transmeton Koha.

Joss Stone vazhdon ta ruaj privatësinë e saj, por në vitin 2016 kur ishte në lidhje romantike me promovuesin muzikor, Si Chai, këngëtarja e kishte pranuar se nuk po ngutet të bëhet nënë.

Aktualisht ajo është në lidhje me Cody DaLuz, për të cilin nuk janë zbuluar shumë informata dhe nuk dihet se që sa kohë çifti është bashkë. Sidoqoftë, ata janë shprehur tejet të lumtur që po bëhen prindër.