Showbiz

Afërdita Dreshaj në pritje të fëmijës së parë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, është shtatzënë për herë të parë.

E njohur për këngë të tilla si: “Super Star”, “Another1” dhe “Mos rri larg”, Dreshaj e ndau lajmin e gëzuar me ndjekësit e saj në Instagram.

Këngëtarja e postoi një video ku së bashku me burrin e saj, Jakub Kindl, shihen duke e zbuluar gjininë e foshnjës që është djalë, transmeton Koha. Videon çifti e kishte shoqëruar me mbishkrimin, “Po bëhemi me një djalë. Bebeja Kindl vjen në jetë në mars të vitit 2021”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

We are having a BABY BOY !!! ? Baby Kindl coming #march2021❤️?

A post shared by Aferdita Dreshaj Kindl (@aferditadreshaj) on

 

Nga ky detaj zbulohet se Dreshaj është në tremujorin e parë të shtatzënisë.

Këngëtarja shkupjane dhe hokeisti çek, ishin në lidhje romantike për disa vjet para se të kurorëzoheshin me një ceremoni glamuroze, në vitin 2018. Ata jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dreshaj dikur ishte shumë aktive në skenën muzikore, por vjetëve të fundit është larguar paska nga muzika. Dhe tani që po bëhet nënë, sigurisht se nuk do të rikthehet edhe për ca kohë, me ndonjë këngë të re për fansat e saj.