Showbiz

Edhe një film i madh hollywoodian pëson ndryshim të datës së lansimit

 

Data e lansimit të projektit të shumëpritur të Denis Villeneuve, “Dune”, është shtyrë për disa muaj. Tani ai do të lansohet nëpër kinema kah fundi i vitit 2021.

Filmi fantastiko-shkencor ishte planifikuar të publikohet për publikun e gjerë në dhjetor të këtij viti, por sidoqoftë fansat do të duhet të presin pothuajse një vit për ta parë atë, transmeton Koha.