Chrissy Teigen ka njoftuar përmes Instagramit sa ka humbur foshnjën e saj.
Pas ndërlikimeve, ajo ishte dërguar në spital derisa ka njoftuar se foshnja i ka vdekur.
Ajo shkroi se bashkë me burrin e saj John Legend, janë tronditur dhe ndjejnë dhimbje të thellë pasi pësoi një abort spontan.
“Ne nuk ishim në gjendje të ndalonim gjakderdhjen dhe t’i jepnim foshnjës sonë lëngjet që i duheshin, pavarësisht qeseve dhe transfuzioneve të gjakut. Thjesht nuk ishte e mjaftueshme”, shkroi ajo të mërkurën mbrëma.
Teigen dhe Legend u martuan më 14 shtator të vitit 2013, pas një lidhjeje gjashtë vjeçare. Çifti ishte takuar në vitin 2007 gjatë xhirimeve të videoprojektit të këngëtarit, “Stereo”. Sot, Chrissy dhe John janë prindër të dy fëmijëve, Luna dhe Miles, derisa foshnjën që humbën planifikonin ta quanin Jack.
Teigen ndau lajmin me një fotografi bardh e zi që e tregon atë duke qarë ndërsa ishte ulur në një shtrat spitali.