Showbiz

Gigi Hadid besohet se e ka lindur vajzën në fermë

Modelja 25-vjeçare, Gigi Hadid, para pak ditësh u bë nënë për herë të parë, duke e sjellë në jetë një vajzë me të dashurin e saj, Zayn Malik.

Megjithëse nuk ishin bërë publike shumë detaje rreth lindjes së foshnjës apo emrit të saj, disa burime të afërta të çiftit të njohur të showbizit kanë bërë të ditur se, Gigi nuk i ka ndjekur metodat konvencionale të lindjes dhe e ka shmangur shkuarjen në spital për ta sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Sipas raportimeve nga “Page Six”, bukuroshja Hadid e ka lindur vajzën në fermën e saj në periferi të Pennsylvanias. Duke i cituar burimet e afërta të modeles, po ashtu u bë e ditur se Gigi dhe Zayn janë bërë prindër më 19 shtator, transmeton Koha.

Ndërkaq, çifti i famshëm i cili është në lidhje dashurie nga viti 2015, e kishte bërë publik lajmin e lindjes së fëmijës së tyre të parë tek më 23 shtator, me postimin e dy fotografive bardh e zi në rrjetet sociale, ku shihet dora e vogël e vajzës së tyre.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Our girl joined us earth-side this weekend and she’s already changed our world. So in love??

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid) on

 

Gigi Hadid e kishte konfirmuar shtatzëninë në prill të këtij viti, pasi disa familjarë të supermodeles e kishin zbuluar lajmin e gëzuar.