Ish-këngëtari i “One Direction”, Zayn Malik, dhe modelja amerikane Gigi Hadid janë bërë prindër për herë të parë.
27-vjeçari ka publikuar një fotografi në Twitter duke treguar se është bërë baba i një vajze.
“Dashuria që ndjej për këtë qenie të vogël është përtej asaj që mund të shpjegohet”, ka shkruar ai.
25-vjeçarja Hadid kishte bërë të ditur se është në pritje të fëmijës në muajin prill.
Çifti është bashkë që nga viti 2015.