Showbiz

Madonna do ta bëjë regjinë e filmit për jetën e saj

 

Ylli i hitit “Like A Virgin”, Madonna, do ta drejtoj filmin e saj biografik të cilin është duke e bashkëshkruar me shkrimtaren Diablo Cody. Lajmin e ka konfirmuar studioja “Universal Pictures”.

Në një deklaratë për media të lëshuar të martën, Madonna tha: “Dua ta sjell në ekran rrugëtimin e jashtëzakonshëm në të cilin më ka dërguar jeta si artiste, muzikante, valltare dhe si një person duke u përpjekur t’i hapë rrugët e saj në këtë botë. Fokusi i filmit gjithmonë do të jetë muzika. Muzika më ka mbajtur aktive dhe arti më ka mbajtur të gjallë. Kam aq shumë tregime të parrëfyera më parë dhe tejet inspiruese, prandaj kush është më i përshtatshëm për t’i treguar ato sesa unë. Është shumë e rëndësishme t’i ndajë me publikun dhe fansat kujtimet e mira dhe të këqija të jetës sime, përmes zërit dhe vizionit tim.”