Showbiz

Alicia Keys konfirmon datën e lansimit të albumit të ri

Ylli amerikan i muzikës, Alicia Keys, ka konfirmuar se të premten, më 18 shtator, do të lansojë albumin e saj të ri, të titulluar “ALICIA”.

Ky është albumi i saj i shtatë, derisa të fundit e kishte publikuar albumin “Here” më 2016, transmeton KOHA.

Keys përmes rrjeteve sociale e konfirmoi datën e publikimit të albumit, derisa ka konfirmuar se do të ketë edhe një performancë virtuale, shkruan NME.

“E dëgjuat lajmin. Albumi ‘Alicia’ lansohet të premten, më 18 shtator. Do të perfomojë virtualisht këngë nga ky album dhe disa prej të preferuarave të juaja. Nuk më pritet, më keni munguar kaq shumë”, ka shkruar ajo.